Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka reaguar pasi homologu i tij amerikan, Joe Biden, e quajti vrasës, duke thënë se njerëzit kanë prirje që t’i shohin të tjerët ashtu si janë vetë dhe duke u tallur i uroi shëndet.
Putini këtë deklaratë e dha në televizionin kombëtar pasi homologu i tij u përgjigj me “po”, kur në një intervistë për televizionin ABC News u pyet nëse beson që Putini është vrasës.
Bideni gjithashtu tha se Putini nuk ka shpirt dhe premtoi se homologu i tij do të paguajë një çmim për ndërhyrjen e pretenduar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar në ShBA, diçka që Kremlini e mohon.
Në një vendim të pazakontë pas intervistës së Bidenit, Rusia të mërkurën tha se e ka thirrur ambasadorin e vet në ShBA për konsultime urgjente rreth të ardhmes së raporteve me Shtetet e Bashkuara, shkruan Reuters.
LDK hap sonte fushatën zgjedhore në Prishtinë
Lëvizja Vetëvendosje hap sot fushatën zgjedhore në Ferizaj
Albin Kurti sot mban tubim në Hajvali
Nis sot fushata për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit
Nga Ferizaj nis zyrtarisht fushata e PDK-së
Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla mbajnë sot konferencë për medi...