Izraeli ka miratuar ligjin i cili rekomandon bartjen e një “zinxhiri elektronik të dorës”, për të gjithë ata që hyjnë në Izrael dhe që duhet të futen në karantinë për shkak të COVID-19.
Sipas ligjit të ri, personat që dërgohen në karantinë në shtëpi duhet të bartin “zinxhirin” për përcjellje, me qëllim që sigurohet sa më mirë respektimi i masave anti-COVID,
E nëse dikush refuzon, duhet të futet në karantinë në hotelet që mbikëqyren nga zyrtarët shtetërorë, shkruan portali arbresh.info
Megjithatë ky ligj ka hasur në kritika të ashpra edhe në mesin e deputetëve – sidomos të atyre të partive opozitare që konsiderojnë se po cenohet privatësia e qytetarëve./arbresh.info/
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira