Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vizitën e punës në Mbretërinë e Spanjës e filloi me takim me Maria Aurora Mejia, Drejtorе për BE dhe këshilltarе е kryeministrit Sanchez, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.
Temë qendrore në takim, thuhet në kumtesën e MPJ-së, ishte dosja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mbështetja e Madridit për integrimet evropiane të vendit.
Osmani prezantoi aktualitetet e fundit të lidhura me përparimin e reformave në vend, me theks të veçantë aktivitetet e ndërmarra në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në tavolinë janë vendosur raportet rajonale dhe bashkëpunimi mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, me fokus të posaçëm në politikat e fqinjësisë së mirë.
Përskaj dosjes evropiane, bashkëbiseduesit biseduan edhe për mundësitë për thellimin e raporteve ekonomike, mbështetja e ndërsjellë në organizatat multilaterale dhe bashkëpunimi sektorial mes dy vendeve, ndërsa u diskutua edhe për kryesimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në gjatë vitit 2023.
Osmani gjatë vizitës së Punës në Spanjë u takua edhe me Zurab Pololikashvili, Sekretar i Përgjithshëm Organizatës Botërore Turistike, ku temë qendrore ishin pasojat nga pandemia Covid-19 mbi këtë industri, si dhe projeksionet për kushtet dhe dinamikën për normalizimin në këtë sektor.
Gjatë ditës, vijon takimi qendror i Osmanit me nikoqirin e tij, Ministren e Punëve të Jashtme, Bashkimit Evropian dhe Bashkëpunimit të Mbretërisë së Spanjës, zonja Arancha Gonzalez Laya, si dhe Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme në Senat, Antonio Gutierrez Limones./Telegrafi/
Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të a...
Prokuroria e Prizrenit mban sot konferencë për aksionin kund...
Strakosha para sfidës me Serbinë: Jemi gati, e duam Botërori...
KEK: Afati për nënshkrimin e kontratave me FMF përfundon më ...
Pacolli: Kosova po fundoset nga pazaret politike, turpi më i...
Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 20...