Franca dhe Italia po përgatitën të heqin pezullimin e tyre të vaksinës AstraZeneca, pasi rregullatori evropian tha se ishte plotësisht i bindur se përfitimet e kësj vaksine tejkalonin çdo rrezik, sipas thetimes.co.uk.
Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi thanë se ata do të rifillonin menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca nëse nesër do të merret miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave, raporton ATSh.
Një deklaratë nga EMA se nuk kishte asnjë shenjë që vaksinimi kishte shkaktuar mpiksje gjaku u përshkrua nga Macron dhe Draghi si inkurajuese.
Shtatëmbëdhjetë vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine gjatë ditëve të fundit.
Në përgjigje të shqetësimit se pezullimi mund të ngadalësojë edhe më tej normat e imunizimit në kontinent, Komisioni Evropian u ka kërkuar qeverive të ndalojnë uljen në rezervat e vaksinave.
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C