Sot (e mërkurë) janë në orar të zhvillohet dy ndeshje interesante në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës.
Kupa e Kosovës është duke shkuar drejt fundit dhe tashmë gjatë ditës së sotme do të mësohen dy gjysmë-finalistët e parë, pasi ndeshjet e kësaj faze zhvillohet me vetëm një ndeshje.
Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të dy rivalëve të mëdhenj, Feronikelit dhe Prishtinës.
DITA E NDESHJES!
KUPA E KOSOVËS
FERONIKELI vs PRISHTINA
? 13:00H
Posted by KF Feronikeli on Wednesday, 17 March 2021
Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe vjen vetëm disa ditë pas fitores së Niklit në kampionat.
Takimi tjetër gjithashtu interesant është ai në mes të dy rivalëve rajonal, Dukagjinit dhe Drenicës.
Ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori” të Klinës nga ora 13:00, ashtu sikurse ndeshje tjetër e lartpërmendur. /Telegrafi/
#MATCHDAY, Dita e ndeshjës!
?Stadiumi "18 Qershori", Klinë
?E Mërkure, 17.03.2021
…Posted by KF Dukagjini (Klinë) on Tuesday, 16 March 2021
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK