“Reds” do ta vizitojnë sonte Wolverhamptonin, i cili është mjaft i papërshtatshëm.
Liverpoolin e pret një punë e vështirë sonte.
“Reds” do ta vizitojnë Wolverhamptonin, në kuadër të xhiros së 30-të të Premierligës.
Kampioni aktual nuk po kalon nëpër një sezon pozitiv, prandaj i duhet gjithsesi fitorja për t’u ngritur në tabelë.
Të Kuqtë synojnë të futen në Top 4 për të luajtur në Champions sezonin tjetër.
Kjo pasi ata i kanë humbur gjasat për titull të kampionit.
Aktualisht, Liverpooli i ka 43 pikë, 8 më pak se Chelsea, që është i katërti dhe me një lojë më pak.
Nga ana tjetër, Wolverhamptoni është i 13-ti në tabelë me 8 pikë më pak se skuadra e Xherdan Shaqirit.
Ndeshja ndërmjet Wolverhamptonit dhe Liverpoolit do të zhvillohet sonte duke filluar nga ora 21:00. /Gazeta Express/
Mot i ngrohtë në Kosovë, temperatura deri në 27°C
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare
Shqipëria pëson humbje në miqësore, Luksemburgu fiton në Tir...
Google do t’i paguajë SpaceX 920 milionë euro në muaj për ma...
Argjentina merr lajme të mira: Messi afër rikthimit në fushë
Fier: Aksident i rëndë mes dy automjeteve, intervenon polici...