Të paktën dy persona janë raportuar se janë vrarë, pasi policia ka shtënë me armë kundër protestuesve kundër puçit ushtarak në natën ndërmjet 12 dhe 13 marsit, teksa Shtetet e Bashkuara dhe disa shtete rajonale janë zotuar se do të bashkëpunojnë që të rivendoset demokracia në Mianmar.
Mediat lokale thanë se mbi 70 persona janë vrarë që prej puçit ushtarak të 1 shkurtit. Që atëherë, dhjetëra-mijëra qytetarë po protestojnë kundër puçit në mbarë Mianmarin.
Mianmari – që njihet ndryshe edhe si Birmani –është në krizë politike që prej puçit ushtarak, ku ushtria arrestoi lideren de fakto, Aung Sun Suu Kyi dhe anëtarët e zgjedhur të qeverisë dhe pushteti kaloi në juntën ushtrake.
Më 11 mars, junta e akuzoi Suu Kyinë se ilegalisht ka pranuar pagesa në vlerë prej 600.000 dollarësh si dhe ari, gjatë kohës sa ishte në qeveri.Protestat në Mianmar po vazhdojnë pavarësisht shtypjes brutale nga policia dhe ushtria.
Kriza në Mianmar po shihet si testi i parë për administratën amerikane, të presidentit, Joe Biden.
Kina, por edhe Rusia kanë lidhje të ngushta me ushtrinë në Mianmar.
Liderët e SHBA-së, së bashku me ata të Indisë, Australisë dhe Japonisë, gjatë një takimi virtual më 12 mars u takuan për të shprehur përkushtimin e tyre për Mianmarin.
“Si mbështetës të kamotshëm të Mianmarit dhe popullit të tij, ne theksojmë nevojën urgjente për rivendosjen e demokracisë dhe prioritetit për forcimin e qëndresës demokratike”, thanë liderët e këtyre katër shteteve, në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
Dy shtetas të Kosovës lëndohen nga rrëzimi i avionit në Maqe...
Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...