Pas vendimit për njohje nga ana e Izraelit, çështja më e debatueshme mbetet se ku do të vendoset ambasada e Kosovës.
Mediat izraelite kanë njoftuar se ekziston mundësi që pas Çekisë, ditën e hënë edhe Kosova ta hapë ambasadën në Jerusalem.
Mirëpo, Ministria e Punëve të Jashtme të Izraelit në një përgjigje elektronike për RTV Dukagjinin ka thënë se ende nuk ka ndonjë datë për vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.
“Nuk mund të konfirmojmë informacionin sepse ai nuk është i saktë. Data e hapjes së ambasadës nuk ende është caktuar”.
Politologu Avdi Smajlaj thotë se e rëndësishme është që Kosova tashmë ka marrë njohjen nga Izraeli.
“Më e rëndësishme për Kosovën në raport me Izraelin është njohja që ka ardhur. Në kuadër të kësaj njohje Kosova ka marrë edhe disa obligime që lidhen me vendosjen e ambasadës. Mirëpo kjo gjë ka sjellë reagimin e BE-së dhe shteteve tjera”.
Ndërsa profesori universitar Afrim Hoti thotë se tashmë Kosova ka dhënë një zotim për ambasadën dhe këtë zotim duhet ta përmbushë.
Paralajmërimi i Kosovës për hapjen e ambasadës në Jerusalem ka sjellë reagimin e BE-së, Turqisë dhe disa vendeve arabe.
Inflacioni në Kosovë arrin në 6.7%, rriten çmimet e energjis...
Haradinaj në akademinë për Agim Ramadanin: I dha vulë betejë...
Abdixhiku për Katanën: Figurë që bashkoi shpirtin e artistit...
Goli i 20-të për Igor Thiagon, hyn në histori të Premierligë...
Inteligjenca amerikane: Kina po përgatit armatim për Iranin
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...