Thiago Alcantara e ka pranuar se nuk është i kënaqur me formën e vet, pasi është vënë në pikëpyetje vlera e tij për kauzën kolektiv në Liverpool.
Mbërritja e mesfushorit spanjoll në Anfield në verën e kaluar ishte shumë e bujshme, pasi po vinte si fitues i tripletës me Bayern Munich në sezonin e fundit.
Por paraqitjet e tij të deritanishme nuk ia kanë përmbushur aspak kërkesat të një lojtari me cilësitë e tij.
Por ai nuk është ndihmuar aspak nga disa lëndimeve të vogla, një mori rastesh me COVID-19 dhe lëndime të shpeshta në skuadrën e të kuqve.
Duke folur për kohën e tij në Premierligë deri tani, Thiago tha: “Nuk e lexoj asnjë fjalë që njerëzit e thonë për mua. E di që i kam marrë disa kritika për paraqitjet e mia, por unë nuk jam i lumtur me paraqitjet e mia që prej se kam ardhur këtu”.
“Një klub i ri, situatë e çuditshme, e kisha një lëndim të fortë, prandaj ishte e vështirë ta gjeja ritmin, por ky nuk është arsyetim”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...