Infektimet e reja në Gjermani janë rritur shpejt gjatë 24 orëve të fundit me 14,356 raste të raportuara, një nivel ky që nuk është parë që nga 4 shkurti.
“Në Evropë, ne duhet të shqetësohemi”, tha shefi i agjencisë së kontrollit të sëmundjeve, Robert Wieler.
“Nëse reflektoj për Gjermaninë, ne mund të jemi në fillim të valës së tretë”, tha ai.
Gjermania nisi zbutjen graduale të izolimit të pjesshëm nga fundi i shkurtit duke lejuar fillimisht nxënësit të ktheheshin në shkolla ndërsa këtë javë lejoji të rihapen disa dyqane.
Zbutja e masave erdhi si një çlirim për një popullatë të lodhur me izolimet që nisën në nëntor me mbylljen e aktiviteteve argëtuese, kulturore dhe sportive.
Shkollat dhe shumë dyqane u mbyllën në mes të dhjetorit. Por epidemiologët thonë se variantet më infektuese të virusit si edhe rritja e nivelit të infektimit në vendet fqinje të Gjermanisë, si psh republika Çeke apo Polonia, kanë ndikuar jo pak dhe ata kanë përsëritur në vazhdimësi paralajmërimet për mos zbutjen e parakohshme të masave. Në të njëjtën kohë ndërkohë, zyrtarët thonë se ka sinjale inkurajuese që tregojnë se fushata e vaksinimit po jep rezultate.
Gjermania është fokusuar tek vaksinimi i popullatës më të moshuar por kritika ka patur për ritmin e ngadaltë të procesit.
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë