Federata e Futbollit të Spanjës i ka rënë pishman për veprimin që bëri të martën në rrjetet sociale, në ‘Twitter’.
Duke treguar për ndeshjet që Spanja do t’i zhvillojë në mars, Federata e Spanjës iu referua sfidës me Kosovën, “me ‘territori i Kosovës’”.
Kjo ngjalli reagime nga më të ndryshmet, përfshirë edhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.
Sido që të jetë, vetëm 24 orë pas publikimit të lajmit të tillë, Federata e Spanjës, me apo pa dashje për veprimin që bëri, i ka rënë pishman.
FFK ka bërë të ditur se Agim Ademi ka pranuar një telefonat nga Federata e Futbollit të Spanjës, ku është kërkuar falje dhe është siguruar se “Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare”, raporton Gazeta Express.
Njoftimi i FFK-së:
Gjatë ditës së sotme, presidenti Agim Ademi, e ka pranuar një telefonatë nga Federata e Futbollit e Spanjës (RFEF). Me këtë rast RFEF ka shprehur keqardhje për lajmet e publikuara në mediat e atjeshme dhe ka konfirmuar se ndeshja Spanjë – Kosovë do të zhvillohet konform rregulloreve dhe protokollit të FIFA-s dhe UEFA-s për ndeshje zyrtare.
Po ashtu, Federata e Futbollit e Spanjës ka shprehur mikpritjen e tyre për Kombëtaren e Kosovës dhe u tregua e hapur në bashkëpunim për çfarëdo nevoje që mund të ketë FFK-ja.
Në anën tjetër presidenti Ademi shprehu respektin dhe besimin e tij ndaj Federatës së Futbollit të Spanjës dhe shprehu bindjen e tij se do të zhvillohen dy ndeshje shumë të mira si në Sevila po ashtu edhe në Kosovë.
Presidenti Ademi përmes telefonit bisedoi edhe me zyrtarët e UEFA-s. Këta të fundit e kontaktuan atë për ta sqaruar situatën e krijuar së fundmi dhe ia konfirmuan se gjithçka është në rregull dhe se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë.
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...