Sulmuesi polak Krzysztof Piatek ka thënë se ai u largua nga Milani për shkak të konkurrencës nga Zlatan Ibrahimovic.
Reprezentuesi polak ka folur për “Prawda Futbolu” pasi ka gjetur formën e tij në Gjermani me Hertha Berlin.
“Arsyeja e largimit tim ishte ardhja e Ibrahimovic. Nuk mund ta imagjinoja të ulesha në stol për pesë apo gjashtë ndeshje radhazi”.
“Kur Ibra fillon një ndeshje, ai nuk do të luante vetëm për shkak të lëndimeve. Në ndeshjet e para pas mbërritjes së tij, unë nuk luajta asnjë minutë”.
“M’u dha një mundësi në Kupën e Italisë, shënova dhe dhashë një asistim. Pavarësisht kësaj, unë menjëherë u ktheva në stol”.
“Ndoshta nuk kisha durim, por ky ishte vendimi që mora në atë kohë”, ka treguar Paitek. /Telegrafi/
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Xi e shpërblen Vuçiqin me “Medaljen e Miqësisë” gjatë vizitë...
Tetë zyrtarë policorë nderohen me Medalje për shpëtim jete
Abdixhiku: Investime të mëdha kapitale që Kosova s’i ka parë...
“Plagë që na i ka lënë korrupsioni”, Kurti: Byroja për Konfi...
Ministri grek i Mbrojtjes përfundon takimin me Ramën, në fok...