Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, sot ka folur në lidhje me gjendjen me pandeminë dhe regjistrimin e popullsisë.
Në një intervistë për “Utrinski Brifing”, ai tha për momentin nuk mendohet për shtyrje të regjistrimit dhe masa të reja kufizuese në lidhje me COVID-19, përveç orës policore prej nesër nga ora 22:00 deri 05:00.
“Për momentin mbetemi në këto kufizime që i kemi propozuar dhe e ndjekim situatën me vëmendje të madhe. Në lidhje me regjistrimin, dhe protokollet që Komisioni për Sëmundje Infektive i miratoi pas propozimit të Entit Shtetëror të Statistikave, do të thotë se regjistrimi mund të bëhet në mënyrë të sigurt, por do ta ndjekim situatën”, tha Filipçe.
Ai shtoi se nëse do të shohin se është e nevojshme, do të propozojnë edhe masa shtesë, për të parandaluar përhapjen e COVID-19./telegrafi
Viktor Buzhala largohet nga partia Guxo: “Nuk më mjafton të ...
Haradinaj: VV po pret përfundimin e mandatit të presidentes,...
Real Madridi është shumë afër nënshkrimit me yllin e Liverpo...
Vendim i ri: Legalizimi i folieve në vetura bëhet përmes A-T...
Nën patronatin e Kurtit, mbahet akademi për demonstratat e v...
Barcelona merr dritën e gjelbër për të nisur bisedimet me Ba...