Liga e Kampionëve rikthehet këtë javë, me ndeshjet kthyese të 1/16 e finales së Ligës së Kampionëve.
Juventus që u mposht nga Porto në ndeshjen e parë (2-1), kërkon përmbysjen ndaj klubit portugez që të kualifikohet në raundin tjetër.
Skuadra e Andrea Pirlos do këtë disa mungesa, duke parë që Paulo Dybala vazhdon të këtë probleme me gju, Rodrigo Bentacur mungon pasi ka pasur kontakt me dikë që është me COVID-19, Matthijs de Ligt i lënduar, kurse Danilo është i suspenduar.
Ndërsa, sa i përket Portos, skuadra do jetë e plotë, ngase të gjithë yjet janë të gatshëm duke synuar të bëjnë befasinë dhe te kualifikohen tutje.
Formacionet e mundshme:
Juventus (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, Demiral, Sandro; Ramsey, Rabiot, McKennie, Chiesa; Morata, Ronaldo

Porto (4-4-2): Marchesin; Manafa, Pepe, Leite, Zaidu; Oliveira, Uribe, Otavio, Corona; Taremi, Marega

Ndeshja nis në ora 21:00./Lajmi.net/
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...
Igor Tudor dhe Tottenham Hotspur ndajnë rrugët
Ismajli dhe Mehmeti: Keqardhje për humbjen në Poloni, synojm...
PDK mbështet protestën e organizatave të dala nga lufta e UÇ...
Mbi 1400 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë
Aro Muric: Jemi gati, e kemi merituar dhe do të japim maksim...