Izraeli, një vend që udhëhequr në vaksinimet për kokë banori, rihapi pjesën më të madhe të ekonomisë dielën.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, vendi i Lindjes së Mesme ka vaksinuar gati 40% të popullsisë së tij në pak më shumë se dy muaj.
Lehtësimi i kufizimeve vjen pas muajsh mbyllje dhe më pak se tre javë para zgjedhjeve të katërta parlamentare të vendit në vetëm dy vjet.
Siç raportohet, Qeveria e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu miratoi lehtësimin e kufizimeve të shtunën në mbrëmje, duke përfshirë rihapjen e aeroportit kryesor ndërkombëtar për një numër të kufizuar të pasagjerëve që vijnë çdo ditë.
Baret dhe restorantet, sallat e ngjarjeve, ngjarjet sportive, hotelet dhe të gjitha shkollat fillore dhe të mesme mund të rihapen me disa kufizime në vend për numrin e njerëzve të pranishëm.
Ndryshe, Izraeli ka konfirmuar të paktën 800,000 raste të COVID-19 që nga fillimi i pandemisë dhe 5,861 vdekje, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/
“Çike Çike” – Bebe Rexha publikon klipin me vargje në shqip
Sekretarja e Guxo-s: Vjosa Osmani është emër i pranueshëm pë...
Mashtrimi me pronë në Veternik, të arrestuarit janë serbë
SHBA/ Ish-sekretari i Thesarit, Larry Summers dorëhiqet si l...
Çitaku: Sa të ketë tokë e qiell Kosova do të ketë Presidentë...
Benita rifutet në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4, iu th...