Prokurori i Shtetit, Aleksandër Lumnezi, thotë se për arrestimet e sotme, hetimet kanë filluar para një viti.
Tutje, Lumezi tha para gazetarve se nga ky aksion janë konfiskuar nëntë telefona, një veturë dhe disa dokumente.
“Sot do të ju informojmë për aksionin. Sipas urdhrave janë ndërmar masa dhe veprime që kanë rezultuar me zbardhjen e veprave penale të kryera nga zyrtarët policor. Herët a vonë të gjithë do të përballen me drejtësinë dhe nuk do të lejojmë asnjë fajtor t’i shmanget veprës penale. Ky rast është duke u hetuar që 1 vit. Këta tetë perosna janë të dyshuar për disa vepra penale. Janë konfiskuar 9 telefona një veturë dhe disa dokumente”, u shpreh ai.
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve ka arrestuar në orët e mëngjesit tetë zyrtarë policorë, me dyshimin për veprat penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, “cenimi i së drejtës për ushtrimin e mjetit juridik”, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “ushtrim ndikimi”dhe “falsifikim i dokumentit zyrtar./arbresh.info/

Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën
Publikohet orari i Kupës së Botës, nis më 11 qershor
Forcat izraelite vrasin 6 terroristë, arrestohen dhjetëra të...
OEK i reagon Rizvanollit, do të iniciohet procedurë ligjore...
Haradinaj nominohet për kryeministër: Aleanca në zgjedhje ni...