Forca Ajrore e SHBA njoftuan se një bombardues amerikan me aftësi bërthamore e rreze të gjatë veprimi fluturoi mbi kryeqytetet e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.
Fluturimi u bë në shenjë solidariteti me aleatët e NATO-s, mes shqetësimeve të Perëndimit për një shtim të agresivitetit të Rusisë.
“Ky mision dërgon mesazhin e qartë se angazhimi ynë ndaj aleatëve tanë të NATO-s është i patundur,” tha gjenerali Jeff Harrigian, komandanti i Forcës Ajrore të SHBA në Europë dhe në Afrikë. Ne jemi këtu së bashku”, tha ai.
Lituania, Letonia dhe Estonia që dikur qeveriseshin nga Moska, janë sot anëtare të NATO-s dhe Bashkimit Europian.
Të tre vendet baltike kanë pranuar trupa të NATO-s dhe të SHBA-së në tokën e tyre që nga viti 2014, kur Rusia pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës, e cila nuk është anëtare e aleancës.
Bombarduesi, është një nga katër avionët e këtij lloji të dislokuar në Norvegji më 22 shkurt, për të operuar në rajonin strategjik të Arktikut për disa javë.
Është hera e parë që ky lloj avioni vendoset në Norvegjinë themeluese të NATO-s e që ka kufi të përbashkët me Rusinë në Arktik.
Të gjithë bombarduesit shoqërohen nga një personel i Forcës Ajrore të SHBA prej 200 personash.
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit