Rritja e rasteve të reja pozitive me COVID-19 në Kosovë ka ngritur shqetësimin tek autoritetet shëndetësore dhe tek qytetarët.
Mjeku infeksionist, Ilir Tolaj thotë për Euronews Albania se shkak për rritjen e infektimeve janë bërë aktivitetet politike gjatë fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Ai thotë se partitë në takim me qytetarët nuk kanë respektuar masat anti-Covid dhe kjo ka bërë që numri i infektimeve të rritet ndjeshëm.
“Në këto javët e fundit vërehet një rritje e numrit të rasteve të reja me Covid dhe kjo është pasojë e drejtpërdrejtë e atyre aktiviteteve parazgjedhore, të cilat nuk e respektuan fare masat anti-Covid. Kosova ka gjasa, që edhe këtë fazë të pandemisë ta kalojë me lehtë se vendet e rajonit”, tha ai.
Lidhur me mungesën e vaksinave, mjeku infektolog bën përgjegjëse strukturat shëndetësore dhe ato politike. Sipas tij, këto struktura janë treguar jolargpamëse sa i takon sigurimit të dozave për të nisur procesin e vaksinimit në vend.
“Autoritetet e Kosovës u treguan jolargpamëse, që të fillonin kontaktet me prodhues eventualë. Ka qenë një farë neglizhence e madhe ose mungesë vizion dhe angazhimi serioz për të siguruar vaksina edhe në rrugë të tjerë, përveç mekanizmit COVAX”, theksoi ai.
Çfarë modeli të mbrojtjes gjithëpërfshirëse ka Finlanda, të ...
SPAK është institucioni më i besueshëm, mbi 90% e shqiptarëv...
Arrestohet i dyshuari për vrasjen e djeshme në Prishtinë
Osmani: Një popull që ka fituar lirinë kundër të gjitha gjas...
Ambasadori gjerman në patrullë me trupat e KFOR-it
Abdixhiku flet për Ministrinë e Familjes: 200 euro në muaj p...