Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, është shprehur për herë të parë lidhur me çështjen e bashkimit kombëtar.
Pacolli, nëpërmjet një komenti në ‘Facebook’, teksa ka lavdëruar historianin Jusuf Buxhovi, i cili sot në ‘Pressing’ foli edhe për bashkim kombëtar, tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të qëndrojnë si dy shtete.
“Une jam i mendimit qe bashkepunimi ekonomik duhet te perfekcionohet e administrativishte, neve na nevoiten dy shtete”, ka thënë Pacolli.
Reagimi i tij vjen në kohën kur kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, foli lidhur me një referendum të mundshëm për bashkim kombëtar, por për të cilin tha se nuk e lejon Kushtetuta e Kosovës.
FBI konfirmon se drejtori i saj ishte shënjestër e hakerëve:...
Ushtarët amerikanë ruajnë kufirin e Kosovës, KFOR publikon p...
Kurti u prit nga Macron në Paris, diskutuan për integrimin e...
“Jutarnji”/ Nga ëndërr në histori: Serbia është përshëndetur...
Goditet baza e armëve në Itali, arrestohet shqiptari dhe par...
Ja kur del paga e 13-të për punëtorët e sektorit publik