Milani ka marrë një pikë shumë të vlefshme në shtëpi nga Udinese duke barazuar 1-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të në Serie A.
Rossonerët nuk kanë arritur të shfrytëzojnë terrenin vendas, pasi janë ndalur me barazim në shtëpi nga Udinese.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të vendasve, të cilët ishin më konkret në kërkimin e golit të epërsisë.
Megjithatë, edhe pas rasteve nga Franck Kessie dhe Brahim Diaz, shifrat mbeten të pandryshuara në 45 minutat e parë.

Në pjesën e dytë, vendasit ishin për një nuancë më të mirë, por edhe mysafirët patën rastet e veta, teksa arritën të shënojnë golin e parë, por që u zhvlerësua në minutat shtesë.
Goli i parë në këtë pjesë erdhi në minutën e 68-të dhe ishte Rodrigo Becao, i cili shënoi për 0-1, ndërsa në shtesë ishte Frank Kessie (90+6) shënoi nga penalltia për 1-1.

Pas këtij barazimi, Rossonerët e shohin veten në pozitën e dytë me 53 pikë, ndërsa Udinese renditet e 11-ta me 29 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Milani udhëton te Hellas Verona, ndërsa Udinese e pret në shtëpi Sassuolon.
Barcelona po synon transferimin sensacional të Mohamed Salah...
Liderët fetarë në Kosovë firmosin deklaratë kundër dhunës me...
Reagon Rozeta Hajdari pas anulimit të seancës: Nuk kam pranu...
Prej të zezës, në të bardhë… hiq s’po e ndalim. Artmotion… k...
‘Më tha që i pëlqej, por u puth me Toneyn’ – Klodiani flet p...
Qytetari dorëzon një kuletë me para dhe dokumente personale