Ka vdekur sot prokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Enver Krasniqi, i cili ishte duke hetuar rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Lajmin për vdekjen e Krasniqit e ka konfirmuar për arbresh.info zëvendës kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Ibrahim Berisha.
“Po, është e vërtet prokurori ka ndërruar jetë. Kështu u informova para gjysmë orë. Sipas gjitha gjasave ka pasur sulm”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë burime të arbresh.info bëjnë të ditur se prokurori Krasniqi para përfundimit të orarit të punës deri sa kishte qëndruar në byfe me kolegët e tij kishte pësuar një sulm, që dyshohet të jetë edhe shkaku i vdekjes së tij.
Ndryshe, vjedhja e 2,1 milionë eurove ka ndodhur më 21 tetor 2020.Ditë më parë, Prokuroria Speciale njoftoi se janë bllokuar 600 mijë euro të vjedhura dhe se dy persona të dyshuar janë në paraburgim, ndërkohë që janë ngrirë 34 llogari bankare./arbresh.info/
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi