Një shpërthim i ka dëmtuar dritaret e një qendre të testimit për Covid-19 në pjesën veriore të Holandës, tha të mërkurën policia e këtij vendi.
Qendra e testimit në qytezën Bovenkarspel nuk ishte e hapur në kohën kur ndodhi shpërthimi, thanë autoritetet, duke njoftuar se incidenti ndodhi në orën 6 e 55 minuta të mëngjesit.
Pas dyshimeve se shpërthimi mund të ishte sulm me bombë që e kishte për cak qendrën e testimit, policia i bllokoi rrugët dhe filloi të kërkonte për materiale tjera të mundshme shpërthyese në zonë.
“Nuk e dimë ende se çfarë ka shpërthyer. Së pari rastin duhet ta hetojnë ekspertët e shpërthimeve”, tha zëdhënësi i policisë, Menno Hartenberg.
Në janar, holandezët protestuan kundër masave izoluese në vendin e tyre dhe e sulmuan një qendër testimi për Covid-19 në qytezën Urk, shkruan Anadolu.
Veton Berisha e denoncon në polici Elbert Krasniqin: Me sigu...
Kurti pas votimit: Sa më e lartë të jetë dalja e qytetarëve,...
Kurti voton në Prishtinë, u bën thirrje qytetarëve të dalin ...
Voton kandidati i VV-së për kryeministër, Albin Kurti
Tronditet SHBA, 12 persona plagosen me armë zjarri në një fe...
Nën ndikimin e alkoolit, arrestohet e dyshuara për keqtrajti...