Disa avokatë që po i përfaqësojnë të mbijetuarit e sulmit me armë kimike të vitit 2013 në Siri kanë paraqitur padi kundër zyrtarëve sirianë, të cilët i fajësojnë për vdekjen e qindra civilëve në një zonë të kontrolluar nga rebelët.
Franca është vend që ka strehuar mijëra refugjatë sirianë, ndërsa hetuesit e saj kanë mandat për të vlerësuar nëse ka pasur krime kundër njerëzimit kudo në botë.
“Kjo është e rëndësishme në mënyrë që viktimat të kenë mundësi t’i shohin ata që janë përgjegjës duke dalë para drejtësisë dhe duke u mbajtur përgjegjës”, tha Mazen Darwish, kryetar i Qendrës Siriane për Medie dhe Liri të Shprehjes në Paris.
Kjo organizatë dorëzoi padi bashkë me dy organizata të tjera joqeveritare: Nisma për Drejtësi e Fondacionit për Shoqëri të Hapur dhe Arkivi Sirian, shkruan Reuters.
Në vitin 2013, shërbimet inteligjente të Francës arritën në përfundim se sulmi me gaz sarin, i kryer në rajonin e Ghoutas Lindore, ku mbetën të vdekur 1.400 persona, është kryer nga forcat qeveritare siriane.
Në padinë e paraqitur nga avokatët përfshihen rrëfime të të mbijetuarve dhe dezertorëve, një analizë e zinxhirit komandues të ushtrisë siriane dhe qindra dëshmi e dokumente, përfshirë fotografi dhe video.
“Nuk kemi rol”, Ambasada Britanike përgënjeshtron Feride Rus...
Musliu për Kurtin: Nuk do të doja që vendi të binte në dikta...
Mali i Zi nikoqir i samitit BE-Ballkani Perëndimor
Pacolli: Në disa raste, duket sikur Kosovës nuk i duhen më a...
16-vjeçari rrezikoi të mbytej, nxirret me mjet lundrues – tr...
Një i lënduar nga përplasja e dy kamionëve në aksin Gjilan-K...