Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të ngarkuarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pas takimit Osmani tha se procesi i dialogut duhet të ketë një rishikim. Osmani kërkoi nga dialogu të ketë njohje reciproke me kufijtë aktual, raporton Arbresh.info.
“Që duhet ti respektoj interesat e qytetarëve të Kosovës dhe do të përfundoj me një njohje reciproke të Serbisë me kufijtë aktual të Kosovës”.
Osmani në një konferencë të përbashkët me Lajçak tha se në dialog nuk do të negociohet për territorin e Kosovës.
“Sapo të konstituohen institucionet e reja, të gjitha informatat për këtë proces ti drejtohen institucionet e reja dhe të shikohen të gjitha marrëveshjen që janë arritur dhe të shohim se cilat janë zbatuar sepse deri tani del që shumica e marrëveshjeve nuk janë respektuar nga Serbia”.
“Nuk do të negociohet me sovranitetin dhe territorin e Kosovës”.
“Nuk ka çka të negociohet rreth statutit të Kosovës”, tha Osmani.
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...