Qeveria finlandeze e ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në vend për shkak të rritjes së infeksioneve me koronavirus.
Sipas The Guardian, kryeministrja Sanna Marin, javën e kaluar e kishte marrë një vendim në parim për shpalljen e një gjendjeje të jashtëzakonshme.
Vendimi nga autoritetet vjen si rrjedhojë e rritjes së mprehtë të infeksioneve e cila erdhi si pasojë e varianteve të reja.
Finlanda me këtë rast ka mbyllur tashmë kufijtë e vendit. Gjendja e jashtëzakonshme gjithashtu do të lejojë qeverinë të mbyll më tej shkollat dhe të kufizojë lëvizjen midis rajoneve.
“Qeveria e sheh të nevojshme që të gjithë të kemi më pak kontakte”, tha kryeministrja Marin.
Finlanda, ndër vendet evropiane më pak të prekura nga virusi, ka regjistruar 58 mijë raste dhe 742 viktima që nga fillimi i pandemisë.
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...
Këta janë 10 kandidatët e parë për deputetë në listën e PDK-...
Petritsch, Kosovës: Lëvizni nga së qenit problem për Evropën...