Luis Suarezi i ka shpëtuar pezullimit dhe si rrjedhojë do të jetë në dispozicion të Diego Simeones për derbin e Madridit të dielën në Wanda Metropolitano.
Sulmuesi uruguaian ishte në rrezik të mungonte kundër Real Madridit fundjavën e ardhshme nëse do të ndëshkohej me karton të verdhë në fitoren e Atletico Madridit 2:0 kundër Villarrealit të dielën.
Ai i shpëtoi ndëshkimit dhe si pasojë nuk do ta vuajë dënimit prej një ndeshje pezullim.
Simeone priti deri në minutën e 76-të për ta nxjerrë nga loja uruguaianin, duke e futur në fushë mesfushorin Geoffrey Kondogbia në vend të tij.
Suarezi kishte munguar në ndeshjet e mëdha të Atleticos këtë sezon, kundër Bayern Munich dhe Barcelonës, për shkak se ishte i infektuar me koronavirus.
Ai ishte rikthyer për ndeshjen kundër Real Madridit në Valdebebas, por ishte larg formës më të mirë në humbjen 2:0. / Express/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë