Trajneri argjentinas, Jorge Sampaoli emërohet në krye të ekipit të parë të Olympique Marseille.
Lajmin e ka njoftuar vet klubi francez përmes një komunikate për media.
Sampaoli ka nënshkruar kontratë e cila do ta mbajë atë në Marseille deri në vitin 2023.
Ky nuk është ndryshimi i vetëm që është bërë në Marseille. Pablo Longoria emërohet president i bordit drejtues të francezëve.
“Olympique de Marseille sot po hap një kapitull të ri në historinë e tij të madhe” – shkruhej në komunikatë.
Sampaoli së fundmi ishte trajner i ekipit Atletico Mineiro, ndërsa në të kaluarën ka qenë trajner i Sevillës dhe përzgjedhës i Argjentinës. /Gazeta Express/
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...