Greqia ka ashpërsuar masat anticovid duke kufizuar lëvizjen në pikën kufitare të Kakavijës.
Nga hyrjet tokësore në tokën greke nga dita e hënë data 1 Mars në orën 6 të mëngjesit deri të hënën datë 15 Mars në 6 të mëngjesit, do të futen vetëm 400 persona në ditë.
Orari i hyrjes për këto pika doganore kufitare do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe këtu përfshihet edhe hyrja e kamionëve të mallrave, në vend të orarit të mëparshëm që ishte nga ora 7 deri në 23.00.
Zv/ministri grek i Mbrojtjes Civile dhe krizave ka deklaruar pak minuta më parë se përveç shtyrjes së lockdownit për Attikën edhe për një javë, do të ketë edhe masë për doganat e Kakavijës dhe Evzonon për të shmangur shpërndarjen e pandemisë së COVID.
”Nga hyrjet tokësore në tokën greke nga dita e hënë data 1 Mars në orën 6 të mëngjesit deri të hënën datë 15 Mars në 6 të mëngjesit, do të hyjnë në fuqi këto masa për doganat e Kakavijës dhe Evzonon. Orari i hyrjes për këto pika doganore kufitare do të jetë nga ora 7 e mëngjesit deri në 7 të pasdites dhe këtu përfshihet edhe hyrja e kamionëve të mallrave, në vend të orarit të mëparshëm që ishte nga ora 7 deri në 23.00. Limiti prej 700 personash që mund të hynin në këto pika ,tashmë do të jetë 400 vetë në ditë. Gjithashtu në këto pika tashmë do të ketë testet e shpejta për këdo që hyn në vend duke përfshirë edhe shoferët e kamionëve të mallrave”, tha Nikos Hardhalias zv/ministër i Mbrojtjes Civile dhe Krizave./TCH
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit