Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj sulmit fizik në drejtim të gazetarit, Visar Duriqi, ku tha se sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes.
Ajo po ashtu ka ftuar organet e rendit që sa më parë t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit të përballen me drejtësinë.
Osmani u shpreh se gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik.
“Sulmet ndaj gazetarëve janë cenim flagrant i lirisë së shprehjes. Ky është edhe njëri nga ktiteret mbi të cilin janë ndërtuar themelet e shtetit të Kosovës. Sulmi ndaj gazetarit Visar Duriqi është edhe sulm ndaj vlererave të cilat i kemi ndërtuar si shoqëri, në cilën secili mund të shprehet lirshëm, të veprojë dhe të mendojë ndryshe.
Organet e rendit sa më parë duhet t’i identifikojnë autorët dhe të njëjtit duhet të përballen me drejtësinë. Në shoqëritë demokratike, secili e ka punën e vetë. Gazetarët janë vetëm bartës të realitetit, ndaj grushtat kundrejt tyre janë grushta ndaj gjithë shoqërisë që mëton të zhvillohet në një ambient demokratik. Gazetarit Duriqi i urojmë shërim të shpejtë dhe kërkojmë që rasti të zbardhet sa më parë!”
Trump: Jemi afër një marrëveshje me Iranin
Vranësira dhe reshje shiu, moti sot në Shqipëri
Homazhe për 28-vjetorin e rënies së Heroit të Kombit Bahri F...
Kurti dhe Basha sot marrin pjesë në nisjen e punimeve për rr...
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira