Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot në vendkalimin kufitar në Tabanoc nga homologu i tij serb Zllatibor Llonqar do të pranojë dërgesën e dytë të nga gjithsej tetë mijë doza të vaksinave Pfizer që janë siguruar nga Serbia.
Dërgesa e parë me 4680 doza të vaksinave Pfizer nga Serbia kishte arritur në vendin tonë me 14 shkurt. Përmes kësaj dërgese në vendin tonë edhe kishte nisur zyrtarisht porcesi i imunizimit kundër Covid-19, ku fillimisht po vaksinohet personeli shëndetësorë, më pastaj vijon vaksinimi i personave mbi moshën 70 vjeçe.
Autoritetet shëndetësore së fundmi raportuan se në vend deri më tani janë vaksinuar 1274 punonjës shëndetësorë.
Përmes faqes së internetit vakcinacija.mk janë paraqitur 63.075 persona të interesuar për vaksinim, kurse përmes mjekut amë janë paraqitur 39.003 persona.
SIpas paralajmërimeve të qeverisë, deri në fund të kësaj jave në vendin tonë pritet të vijnë edhe 200 mijë vaksina nga kompania kineze “Sinofarm”, ndërsa së fundmi po bëhen përpjekje për të siguruar 100 mijë vaksina ruse Sputnik V. Qeveria gjithashtu pret të furnizohet me vaksina të kompanisë “Moderna” dhe “AstraZeneca” përmes mekanizmit COVAX.
Malisheva blindon pozitën e tretë pas fitores me Gjilanin
Llapi “fundos” Prishtinën e Re në përballjen dir...
Drita fiton derbin me Prishtinën dhe marshon drejt titullit ...
Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje...
Jashari favorit para Riccit për ta zëvendësuar Luka Modricin...
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...