Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka komentuar amandamentet e propozuara për rezolutën e sotme të Parlamentit Evropian duke i quajtur qëndrime nga ato serioze deri tek ato qesharake.
Ai ka thënë se lajmi i mirë është se këto zëra janë pakicë ekstreme në Parlamentin Evropian, shkruan arbresh.info.
Shasha ka veçuar disa nga pikat:
Në atë skajin shqetësues, por edhe qesharak, të propozim amendamenteve, gjeni propozime si këto:
– Të largohet menjëherë NATO nga Kosova, pasi që përbënë “rrezik për rajonin”;
– Kosova nuk është “vend”, por “territor”;
– Kosova nuk mund bëhet vend anëtar i BE-së për shkak “natyrës së saj kriminale”;
– Ftesë BE-së që të vendosin UÇK-në në “listën e organizatave që mbështesin terrorizmin”.
Lajmi i mirë është se këto zëra janë pakicë ekstreme në Parlamentin Evropian, shkruan Shasha në facebook./arbresh.info/
Moldavia dënon tre persona për planifikim të trazirave pas t...
James Rodriguez transferohet në MLS
E shtune pranverore me temperatura deri në 12 gradë Celsius
Spiropali: Integrimi Europian i Shqipërisë, interes strategj...
Alba kërkon të mbulohet në “Big Brother”
Për aknet hormonale, provoni këtë çaj