Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot për në orën 15:00 ka njoftuar një komunikatë për shtyp.
Spasovski në këtë komunikatë pritet të prononcohet për arratisjen e ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov dhe për përgjegjësit e ministrisë që ai drejton.
Por, sipas informacioneve të Alsatit, gjatë këtij prononcimi nuk përjashtohet as dorëheqja e tij dhe varësit të tij, Nazim Bushit. Ndërsa dje Ministria e Punëve të Brendshme, me urdhër të Gjykatës, ka lëshuar fletëarrest ndërkombëtarë për të akuzuarin e parë në rastin “Target-Fortesa” dhe ish kreun e DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili që nga dita e diel është i pakapshëm për policinë. Mijallkov u “zhduk” katër ditë para aktvendimit për rastin “Target-Fortesa”./ALSAT
Arrest shtëpiak ndaj një të dyshuari për asgjësim të materia...
SHBA ndërmjetëson dialogun për uljen e tensioneve në Lindjen...
SHBA dhe Prokuroria e Prizrenit diskutojnë krimet ekonomike
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Kurti zhvilloi takim me kancelarin e Austrisë – flasin...
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje