Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se nëse vazhdon rritja e rasteve atëherë duhet që të kemi masa restriktive. Ai ka pasur kritika për tubimet partiake para zgjedhjeve, për të cilat thotë se kanë qenë burim i rasteve.
Ahmeti thotë se liderët politikë nuk mund të kenë kredibilitet nëse ju kërkojnë qytetarëve që të mbyllen.
“Në një situatë hipotetike (larg qoftë – por me probabilitet të lartë), ku rastet me covid arrijnë mbi 800 në ditë – do të nevojiten masa restriktive. Pas asaj fushate me tubime, si kemi kredibilitet moral me kërku nga qytetarët çfarëdo mbyllje.”, ka shkruar ai.
Ndryshe sot janë regjistruar 398 raste të reja me Covid-19.
Gjatë fushatës ka pasur tubime partiake me numër të madh të simpatizantëve për cka ka pasur kritika të mëdha. Shumë parti madje kanë mbledhur anëtarët e tyre brenda ambienteve të mbyllura dhe pa maska./arbresh.info./
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim