Rojat bregdetare italiane i kanë shpëtuar 45 imigrantë të cilëve iu është përmbysur anija 15 milje në jug të ishullit italian Lampedusa.
“Për momentin, një total prej 45 burrash janë shpëtuar dhe mbërritën këtë mëngjes në Lampedusa”, kanë njoftuar rojet bregdetare.
Ata nuk kanë dhënë ndonjë informacion shtesë lidhur me kombësinë e imigrantëve të shpëtuar, shkruan Reuters.
Garda Bregdetare ka shtuar së po vazhdon kërkimet për ndonjë person që mund të ketë mbetur në ujë.
Kujtojmë se Italia është destinacioni kryesor i imigrantëve që largohen kryesisht nga Tunizia dhe Libia për të shkuar në Evropë.
Nis numërimi i votave të para
KQZ publikon shifrat: 712 mijë qytetarë votuan në zgjedhje, ...
Haxhiu bën thirrje që të ruhen votat: Zëri i qytetarëve duhe...
Këtu mund t’i ndiqni rezultatet preliminare të zgjedhjeve
“Sytë tanë janë te ju”, Kurti mesazh komisionerëve dhe vëzhg...
LDK merr mbi 17% për qind