Të paktën 1380 njerëz njoftohet të jenë zhvendosur si pasojë e përmbytjeve që përfshinë Xhakartën, kryeqytetin e Indonezisë.
Sabdo Kurnianto, kreu i Agjencisë së Katastrofave në Xhakartë, tha në një deklaratë se reshjet e mëdha të shiut që kanë vazhduar që prej natës së kaluar, shkaktuan përmbytje në Xhakartën Jugore dhe disa pjesë të Xhakartës Lindore.
Kurnianto deklaroi se 1380 janë dëmtuar nga përmbytjet dhe se përpjekjet për ofrimin e ndihmës janë duke vazhduar.
Ndërkohë, Agjencia e Meteorologjisë, Klimatologjisë dhe Gjeofizikës paralajmëroi reshje të mëdha shiu deri nesër në qytetet Xhakarta, Bogor, Bekasi, Tangerang dhe Depok.
Në Indonezi, që gjendet në brezin ekuatorial, përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës janë të shpeshta, veçanërisht për shkak të reshjeve në periudhën tetor-prill.
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt