Manchester City ka zbuluar se nuk i ka bërë asnjë ofertë Lionel Messit, edhe pse kontrata e sulmuesit të Barcelonës skadon në fund të këtij sezoni.
Ylli argjentinas është i lirë të flasë me klubet jo spanjolle dhe për këtë arsye emri i tij është lidhur me transferimin në disa nga klubet kryesore evropiane si Manchester City dhe Paris Saint-Germain.
Së fundmi është raportuar se kryesuesit e Ligës Premier kanë bërë një rritje të ofertës për Messin.
Por një zëdhënës i klubit ka folur për Goal.com, duke thënë se lajmet e fundit janë spekulime dhe se nuk ka pasur asnjë bisedë mes tyre.
Mediat kanë folur vazhdimisht për një interesim të mundshëm të Manchester Cityt për Lionel Messin, duke qenë se anglezët drejtohen nga ish trajneri i argjentinasit, Pep Guardiola.
Pacolli pret në takim ambasadorin Orav, diskutohet bashkëpun...
Ish-shefi i AKI-së, Driton Gashi edhe në rigjykim dënohet me...
Bordi i Paqes lanson faqen zyrtare, vendosen edhe flamujt e ...
E rëndë: Sot i jepet lamtumira e fundit burrit që u godit pë...
Aktakuzë ndaj burrit që kërcënoi gazetarët në Viti
Mastantuono rigjen formën fizike, gati për përballjet vendim...