Pep Guardiola ngriti alarmin për shkak të rasteve të shtuara në Angli me COVID-19.
Trajneri i Manchester City-t iu referua rrezikut që vjen për Premier League-n nga grumbullimi i futbollistëve me përfaqësueset respektive në muajin mars. Apeli i Guardiolës mund të shtrihet edhe në pjesën tjetër të Europës.
Pep foli në prag të ndeshjes së Citizens (të parët në renditje) kundër Evertonin, sfidë e cila duhej të ishte zhvilluar që me 28 dhjetor por që u shty vetëm katër orë para nisjes për shkak të infektimit me Koronavirus të disa lojtarëve të City-t.
Guardiola nënvizoi se garat ndërkombëtare muajin e ardhshëm, falë përhapjes së varianteve të reja të virusit, mund të përbëjnë një rrezik serioz. Kualifikikueset e Botërorit do të zhvillohen në Amerikën e Jugut, Azi, Amerikën Veriore dhe Qendrore dhe Europë, ndërsa në Afrikë do të luhen ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese të Kupës së Kombeve.
“Premier League duhet të shqetësohet. Mënyra e vetme për të mbrojtur veten nga ky virus është të qëndrojnë në shtëpi, duke ruajtur distancën. Asnjë kontakt, asnjë udhëtim, asnjë lëvizje. Lojtarët do të shkojnë me përfaqësueset e tyre dhe është e vështirë bëhen kontrollohet. Kështu që, për fat të keq, diçka do të dalë. Do të doja të thosha se nuk do të ndodhë, por përvoja na sugjeron se do të ndodhin dy apo tri valë të përhapjes së virusit. Nëse lëviz, rrezikon të infektohesh.”
Dorëzohet në polici i dyshuari nga Suhareka, vitin e kaluar ...
Protestë në Rugovë, banorët kundërshtojnë vendimin e Pacolli...
Begaj: Mjekësia nuk është thjesht zanat, është humanizëm dhe...
Rritja e çmimit të naftës alarmon fermerët, rrezikohen mbjel...
Zelensky dakordohet me presidentin e Emirateve për bashkëpun...
Trump paralajmëron: Na kanë mbetur 3,554 objektiva për t’i g...