Sot Kosova feston 13 vjetorin e pavarësisë.
Në mesin e shumë urimeve, ishte edhe ai i artistes shqiptare, Era Istrefi, shkruan portali arbresh.info
Ajo ka publikuar në InstaStory një imazh të realizuar nga një faqe e fansave, që ndërlidhet me imazhet nga performanca e saj në Kampionatin Botëror 2018.
Të përfshira në këto imazhe ishin gjithashtu performanca e saj në hitin ndërkombëtar “Bonbon” dhe “Redrum”.
Të gjitha këto fotografi janë punuar me hijen e flamurit të Kosovës të vendosura mbi to, duke përfaqësuar kështu suksesin e arritur të këngëtares së lindur e rritur në Kosovë.

“Urime dita e pavarësisë Kosovë”,- ka shkruar Era.
Era sivjet u ka premtuar fansave se do jetë më aktive dhe se ka gati disa këngë të reja. / arbresh.info/
Mourinho i hapur t’i shesë dy yjet e Real Madridit, por vetë...
Përshkallëzohen tensionet, Teherani lëshon raketa dhe dronë ...
Moti sot në Shqipëri
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
58 marrëveshje mes Shqipërisë dhe Kosovës, ministrja Mimoza ...
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandida...