Ditën e sotme rikthehet Liga e Kampionëve, ku do të luhen dy ndeshje për fazën e 1/8-ve, Barcelona-PSG dhe Leipzig-Liverpool.
Tashmë që skuadrat e këtij kompeticioni do të rikthehen në fushë, të shumtë janë ata që mundohen të gjejnë favoritët për të fituar trofeun në fund.
Së fundmi ka qenë “FiveThirtyEight”, që në bazë të statistikave të këtij sezoni, ka treguar skuadrat favorite për trofeun.
Manchester City shihet si skuadra me më shumë mundësi për të fituar Ligën e Kampioneve në fund, me 37%, ndërsa për çudi pas skuadrës së Guardiolës është Barcelona favorite me 13%, ndërsa kampionët e sezonit të kaluar, Bayerni, renditen të tretët me 11%.
Pas tyre vijnë Liverpooli me 7%, Real Madridi me 6% e kështu me radhë. /Gazeta Express/
Shpërthime në Bejrut dhe sirena në Bahrein, sulme gjatë natë...
Albin Kurti feston sot 51-vjetorin e lindjes
Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovë...
Sot i jepet lamtumira e fundit Ilaz Brahimit që u vra nga e ...
Lufta largon turistët nga Lindja e Mesme, Shqipëria bëhet de...
66 të vdekur nga rrëzimi i një aeroplani ushtarak kolumbian