Neymar do të humbasë ndeshjen e parë të Ligën e Kampionëve ku Paris Saint-Germain përballet me Barcelonën sonte në mbrëmje.
Sulmuesi brazilian është jashtëzakonisht i zhgënjyer që nuk është në gjendje të përballet me ish-shokët e ekipit të tij.
29-vjeçari shkroi në Twitter se kjo ishte një nga ndeshjet që ai shpresonte shumë që do t’i luante gjatë karrierës së tij.
“Top tri ndeshjet që më së shumti doja t’i luaja”, ka shkruar Neymar, duke e shoqëruar nga një emoji me lot.
Neymar do të jetë jashtë për rreth një muaj pas një dëmtim të pësuar në aduktorin e tij të majtë.
Kjo do të thotë që braziliani mund të humbasë edhe ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës e vlefshme për 1/ 16 e Ligës së Kampionëve.
Klubi francez do të monitorojë përparimin e tij nga afër në ditët dhe javët e ardhshme, dhe nuk ka dyshim se Neymar do të bëjë gjithçka që është e mundur për të luajtur kundër Barcelonës në Paris në 10 mars. /Telegrafi/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën