GREQI- Një mot ekstrem ka ‘pushtuar’ Athinën ku reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët kryesore të vendit.
Një situatë emergjence është krijuar edhe në Kapandriti të Athinës, ku disa emigrantë shqiptarë i janë drejtuar numrit të Top Channel “Ti Raporton” për të kërkuar ndihmë pasi janë bllokuar në këtë zonë për shkak të dëborës së madhe.
Siç shihet në pamjet është e pamundur që qytetarët në këtë zonë të lëvizin.
Temperatura të ulëta mbizotërojnë në pjesën më të madhe të Greqisë, ndërsa vala e motit të keq me emrin simbolik “Medea” e shoqëruar me reshje bore dhe erëra të fuqishme ka mbi dy ditë që po shkakton probleme të mëdha.
“Jemi shtetas shqiptarë që paguajmë taksat rregullisht në shtetin grek, si dhe në shtetin shqiptar e jemi shumë të zhgënjyer nga të dy shtetet që nuk kemi përkrahje kur ne kemi nevojë” denoncon emigranti shqiptarë.
zjarri në një banesë në rrugën “UÇK” të kryeqytetit
ZRRE-ja jep licencë për tregtimin e energjisë elektrike komp...
Policia e konfirmon: Një person vdes, katër të tjerë lëndohe...
Vriten nga sulmet izraelite 8 fëmijë që prisnin në radhë për...
Punëtorët e sigurimit në QKUK nisin grevën nesër, kërkojnë z...
Aksident i rëndë në Sekiraçë të Podujevës, dyshohet se ka hu...