Deri tani janë numëruar 99.84% të votave nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Sipas këtyre statistikave Vetëvendosje është e para me 47.87%, PDK e dyta 17.40%, LDK e treta 13.07%.
Partia e Ramush Haradinajt, AAK-ja renditet e katërta me 7.42% të votave, kurse Nisma e Fatmir Limajt nuk e kalon pragun me 2.60%.
Këto rezultate janë pa u njehur votat me kusht dhe ato nga diaspora, numërimi i të cilave pritet të fillojë brenda disa ditëve.
Valmir Elezi ka thënë për mediat se është e vështirë të dihet shpallja e rezultatit përfundimtarë.
Ai ka thënë se pas shpalljes së rezultatit përfundimtarë subjektet politike dhe kandidatët kanë të drejtë të ankohen./Arbresh.info/

Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...