Trajneri i Leipzigut: Lajmi për transferimin e Upamecanos na erdhi 20 minuta para ndeshjes

20:05 | 15 Shkurt 2021
A Z

Leipzig arriti sezonin e kaluar për herë të parë në histori në gjysmëfinalet e Champions League.

Ekipi gjerman do të tentojë të përsërisë të njëjtën gjë dhe duhet të eliminojë Liverpool për t’u kualifikuar në çerekfinale.

Kampionët e Gjermanisë paguan klauzolën prej 42.5 milionë eurosh për mbrojtësin e talentuar nga Franca, i cili do të bëhet bavarez sezonin e ardhshëm.

Diçka e tillë ndodhi 20 minuta përpara sfidës ndaj Augsburg, që Leipzig e fituan 2-1, tregoi trajneri, Julian Nagelsmann.

“Unë dhe skuadra ishim të përqendruar te ndeshja dhe nuk i dhamë rëndësi lajmit që erdhi vetëm 20 minuta përpara se të fillonte takimi. Upamecano ka një klauzolë largimi dhe ai vendos rreth së ardhmes. Për gjërat e tjera pyesni ata që menduan se ishte një ide e mirë për të zyrtarizuar blerjen e tij 20 minuta përpara se të fillonte një ndeshje Bundesligë. Unë e kisha mendjen vetëm tek Augsburg” – tregoi ai.

Të ngjashme