Ministria Turke e Punëve të Jashtme ftoi sot në një bisedë ambasadorin amerikan në Ankara.
Sipas Ministrisë Turke të Punëve të Jashtme, atij do t’i përcillet reagimi i fortë turk ndaj deklaratës amerikane në lidhje me vrasjen e 13 turqve të rrëmbyer nga ekstremistët kurdë në veri të Irakut.
Turqia njoftoi dje se ekstremistët nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit të ndaluar (PKK) ekzekutuan të burgosurit gjatë një operacioni ushtarak kundër grupit, raporton aa.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se dënojnë vrasjet nëse konfirmohet që PKK është përgjegjëse.
Deklarata amerikane u komentua edhe nga presidenti turk, i cili tha se i dukej si një shaka./Telegrafi/
Tronditet Holanda, Simons humbet Botërorin
Vrasja e dyfishtë në Lezhë, identifikohen 2 automjete të për...
Behrami kërkon raportim të Trendafilovës në komisionin për t...
Rama mbledh kabinetin qeveritar dhe Grupin Parlamentar të PS...
Sot nis gjyqi në themel, Meta kërkon që gjithçka të transmet...
Shpëtohet e moshuara në Vlorë, tentoi të hidhej nga ballkoni...