Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka thënë se nuk do të ketë pengesa në buxhetin shtetëror për financim të zgjedhjeve lokale që duhet të mbahen në gjatë vjeshtës.
Ai ka njoftuar, se në Buxhet ka mjete për t’u realizuar çdo fazë që parashihet në Kodin zgjedhor.
“Sa i takon pyetjes se a janë siguruar mjetet për Komisionin Shtetëror Zgjedhor, unë jam përgjigjur në letrën e tyre se mund t’i realizojnë të gjitha procedurat, nëse vlerësojnë se mund ta kapin afatin e paraparë, dhe gjithashtu nëse vlerësojnë se në bazë të protokolleve ajo është e arsyeshme të realizohet gjatë kësaj jave”.
“Do të thotë, mjete në Buxhet do të sigurohen për realizim të tërë procesit, gjegjësisht zgjedhjet lokale nuk do të kenë pengesa financiare”, tha Besimi./Telegrafi/
“Po ecim me shpejtësi”, Rama për çmimin e naftës: E mbajmë n...
37 aksidente dhe mbi 1600 gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
U tërhoq nga uji nga një qytetar, policia jep detaje për gru...
Superliga vazhdon me tri super përballje, vëmendja në Gjilan
Trump i jep ultimatum Iranit: Keni 48 orë ose do t’ju ...
Rama uron Ditën e Sulltan Nevruzit: Mesazh paqeje dhe harmon...