Në stendën e UET-Press në Tiranë, kërkesë nga lexuesit për librat studimorë, publicistikë, monografi dhe histori.
Letërsi, ekonomi, gazetari, publicistikë, kritikë letrare apo studimet shkencore nuk janë ata libra që zënë cepin e bibliotekës pa u hapur ose lexohen vetëm të detyruar nga shkolla. Lexuesi shqiptar tërhiqet nga këto zhanre po aq sa letërsia e mirëfilltë.
Në dy ditët e para të Panairit të Librit 2015, që po zhvillohet te Pallati i Kongreseve, ka pasur një numër të konsiderueshëm lexuesish që kërkojnë libra studimorë. Kjo mund të lidhet me profesionin që ata kanë, apo thjesht për kërshëri, ndaj historia dhe publicistika vazhdojnë të tërheqin shumë lexues në panair. “Shtëpia Botuese UET-Press, duke qenë dhe një shtëpi botuese universitare, ofron shumë libra të këtyre zhanreve duke kënaqur këtë kategori lexuesish”, – thotë drejtoresha Valbona Nathanaili për Mapo-n.
Sipas saj, janë kryesisht studentë që kërkojnë libra të autorëve të huaj të universiteteve më prestigjioze në botë, që UET-Press i ka sjellë të përkthyera në shqip, apo librat e autorëve shqiptarë që janë studiues të fushave të ndryshme.
Pra, librat e rinj që vijnë nga bota akademike, tërhiqen për risitë që sjellin në studimet e tyre apo dhe për stilin e të shkruarit. “Fitimtarët”, i shkruar nga ish-këshilltari i kryeministrit britanik, Tony Blair, Alastair Campbell, është libri më i fundit i botuar nga UET-Press, që nuk i përket zhanrit letërsi, që po tërheq për stilin dhe personazhet që janë pjesë e tij. Një libër mbi rrugën drejt suksesit, përmes rrëfimit të shembujve të suksesit, nga sportistët elitarë te menaxherët e lartë, nga udhëheqësit e vendeve tek ata të kompanive globale të biznesit.
Në këtë panair, UET-Press sjell një numër të konsiderueshëm të këtyre librave të ndarë sipas kolanave të posaçme dhe në këtë stendë lexuesit mund të gjejnë gjithçka që kërkojnë që nga ekonomia, jurisprudenca dhe shkencat e komunikimit. Librat më të kërkuar janë dhe ata më të rinjtë e sapodalë në botim, siç është “Historia e Çamërisë”, e shkruar nga një prej historianëve më të njohur në vend që janë ende gjallë, Kristo Frashëri.
Libri, i promovuar vetëm disa ditë më parë, synon të sjellë një pasqyrë historike të historisë së Çamërisë, duke nisur nga rrënjët ilire deri në ditët e sotme. Libri shoqërohet me parathënien e historianit Pëllumb Xhufi, i cili thotë se “me këtë botim, publiku shqiptar po vihet për të parën herë në dijeni me historinë e Çamërisë”. Një tjetër libër me natyrë historike vjen i shkruar nga ish-ambasadori i parë shqiptar në Gjermani, Shpëtim Çaushi, dhe bën fjalë për dritëhijet e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.
“Edhe një herë për shansin gjerman. Marrëdhëniet e Shqipërisë me Gjermaninë 1944-1987. Reparacionet e luftës”, është një libër i botuar së fundmi dhe ka tërhequr mjaft të apasionuar pas studimit të historisë.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...