Ministria franceze e Shëndetësisë ka raportuar se 10,037 pacientë të rinjë janë shtruar në spital për shkak të infeksionit me koronavirus gjatë shtatë ditëve të fundit.
Gjatë kësaj periudhë në njësinë e kujdesit intensive janë bërë 1,795 pranime, shkruan Guardian, transmeton portal arbresh.info
Numri i përgjithshëm i infeksioneve në Francë është 3,448,617, duke u renditur në vendin e gjashtë për nga numri i lartë i infeksioneve.
Presidenti Emmanuel Macron i ka rezistuar një bllokimi të ri, duke shpresuar se një shtetërrethim kombëtar i vendosur nga ora 18:00 do të jetë i mjaftueshëm për të ulur numrin e infeksioneve.
Ministri i financave, Bruno Le Maire, i tha televizionit BFM, se francezëve po u soset durimi dhe se një bllokim i ri mund të jetë një “opsion i fundit”.
Arnaud Fontanet, një anëtar i këshillit shkencor që këshilloi qeverinë për politikën Covid-19 tha se shumica e të infektuarve të rinjë janë të infektuar me variantin anglez të koronavirusit.
Në rajonin e Moselës në Francën Lindore, ku rastet e ndryshme janë rritur, prefektura përjashtoi të paktën për tani mbylljen e shkollave ose zbatimin e një bllokimi lokal, i cili ishte kërkuar nga disa zyrtarë rajonalë./arbresh.info/
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...