Sot do të zhvillohet ndeshja miqësore në mes të Kombëtares kosovare dhe asaj të Shqipërisë, që do të mbahet në Stadiumin e Qytetit në Prishtinë, duke filluar nga ora 14:00, transmeton arbresh.info
Me këtë rast të rëndësishëm për kombin shqiptar, ish – Presidenti i Kosovës dhe njëherësh kryetari i AKR-së, z. Behgjet Pacolli ka thënë se të dyja ekipet do të jenë fituese sot.
“Është një gëzim i madh që Kombëtarja Shqiptare ka ardhur në Prishtinë. Ndeshja e sotme duhet shikuar më shumë si një ndeshje vëllazërore dhe festive. Ne duhet të jemi krenarë që kemi dy ekipe shqiptare të cilët e duan dhe respektojnë njëri-tjetrin shumë. Të dy ekipet do të jenë fitues sot! ? ???? #jemi #shqiptarë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.
Kombëtarja shqiptare po qëndron në Kosovë për të zhvilluar ndeshjen miqësore pas kualifikimit në Euro 2016. Kosova dhe Shqipëria do luajnë ndeshjen e katërt mes tyre derisa sfida e parë ishte zhvilluar në vitin 1993./arbresh.info
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.320390645152.341768.307617160152/10156182871335153/?type=3&theater
Maduro paraqitet sot në gjykatë: Dihet për çfarë e akuzon SH...
Del sot para gjykatës ish-kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Nagi...
Krimi për hakmarrje, portugezi merr dënim të përjetshëm për ...
Fryhen çmimet e naftës pasi Irani refuzoi bisedimet e drejtp...
Mbi 5000 izraelitë të plagosur që nga fillimi i luftës me Ir...
Historia po shkruhet: Kosova dhe Shqipëria, drejt Kupës së B...