Mario Draghi është betuar si Kryeministri i ri i Italisë gjatë një ceremonie në Pallatin Quirinal në Romë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ish-shefi i Bankës Qendrore Evropiane, mbërriti tre minuta më herët në ngjarje, i mbajtur nën masa të rrepta për shkak të pandemisë së coronavirusit.
Administrata e tij e re, e përbërë nga një përzierje teknokratësh dhe politikanësh, tani do ta marrë detyrën javën e ardhshme pas një votimi nga të dy dhomat e parlamentit italian.
Kjo pritet të jetë një formalitet pasi shumica e ligjvënësve kanë treguar tashmë se do ta mbështesin Draghi.
Bëhet e ditur se 73-vjeçari e ka si plan të parë në agjendën e tij, ‘nxjerrjen’ e Italisë nga pandemia e coronavirusit, që ka lënë të vdekur në vend rreth 93 mijë persona.
Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja arrin 80.85%
Bedri Hamza: Të hënën fillon ndryshimi i madh, PDK-ja do të ...
AAK mbyll fushatën në Prishtinë, Haradinaj rikujton ditën e ...
Trump: Negociatat me Iranin do të zgjasin, nuk ka zgjidhje t...
KQZ: Përfundohet votimi në 26 përfaqësi diplomatike të Kosov...
Gara për Tonalin: United gati ofertën 80 milionë paund