Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq thotë se asnjëherë nuk do të heqin dorë nga Asocacioni i komunave serbe në Kosovë.
Rakiq në një intervistë për Politika tha se për shkak të arritjes së formimit të Asocacionit të Komunave Serbe, është e nevojshme që 10 mandatet në Kosovë të jenë në duart e serbëve.
“Sigurisht, shqiptarët, me pëlqimin e heshtur të Bashkimit Evropian, po shtyjnë mënjanë të gjitha ato pika të marrëveshjes që janë në interes të popullit serb. Dhe gjëja më e rëndësishme është formimi i Asocacionit të Komunave Serbe, prandaj është e nevojshme që të gjitha 10 mandatet të jenë në duart e Serbëve në mënyrë që të vazhdojnë të insistojnë në zbatimin e marrëveshjes dhe të kujtojnë Bashkimin Evropian se Asocacinoni i Komunave Serbe është një detyrim i Prishtinës i garantuar nga Brukseli. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga kjo”, tha Rakiq.
Pas Rey Manajt, edhe Mirlind Daku mungon ndaj Polonisë
Një aeroplan luftarak rus hyn në hapësirën ajrore të NATO-s
Prekëse: Gjesti u lirua në ditën kur vëllai i tij i ndjerë d...
Zbutet dënimi për Prishtinën, ndeshja ndaj Ballkanit luhet m...
Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt ës...
Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëv...